Kreu i Asamblesë Kombëtare të Turqisë, vizitë dyditore në Tiranë

sentop 1 1100x620

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar viziton sot Tiranën në një qëndrim dyditor. Takimin e parë me përfaqësues të politikës shqiptare, ai do ta ketë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në orën 10:30 që do të pasohet nga një drekë nderi.

Po sot pritet të takohet edhe me presidentin e Republikës dhe Kryeministrin për të vijuar nesër me ditën e dytë të vizitës në qytetin verior të Shkodrës.

Vizita e Sentop në vendin tonë vjen në një kohë kur Turqia është angazhuar në ndërtimin e spitalit të ri të Fierit.