Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kush është personi që do të zëvendësojë Jeff Bezos në Amazon?

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 21:32 | Bota
Kush është personi që do të zëvendësojë Jeff

Shefi ekzekutiv (CEO) i Amazon, Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet këtë vit nga kompania që e themeloi vetë, për t’u bërë kryetar ekzekutiv.

Ai do t'ia kalojë përgjegjësinë Andy Jassy, që punon prej 24 vitesh në Amazon, dhe që aktualisht kryeson divizionin e “cloud computing” të Amazon. Megjithëse nuk është një figurë publike si Bezos, Jassy është “rritur” bashkë me kompaninë.

"Andy është i njohur mirë brenda kompanisë dhe ka qenë në Amazon pothuajse për aq kohë sa unë," shkroi Bezos në një letër për punonjësit të martën. "Ai do të jetë një udhëheqës ideal dhe ka besimin tim të plotë.", shtoi Bezos.

Jassy filloi në Amazon në vitin 1997, vetëm tre vjet pasi Bezos nisi kompaninë në garazhin e tij dhe tre javë para se ajo të dilte në publik me një vlerësim prej 300 milionë dollarësh. Ishte puna e tij e parë pas diplomimit në Shkollën e Biznesit në Harvard. Në vitin 2018, paga e tij arriti në më shumë se 19,7 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë