Maqedonia e Veriut regjistron 5 të infektuar me variantin britanik të koronavirusit

maqedoni covid 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 373 raste të reja me Covid-19 nga 2107 testime. Tek 5 nga të infektuarit është konstatuar mutacioni britanik i virusit. Sipas të dhënave të ISHP-së, gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.

Vatrat më të nxehta janë Shkupi me 161 infeksione, e ndjekur Kavadari me 34 dhe Ohri me 23.

Autoritetet njoftojnë gjithashtu për 7 viktima, për një total prej 2900 fatalitetesh.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 93 mijë, dhe prej tyre 7558 raste janë ende aktive.