Me disa postime në Twitter, Elon Musk rrit brenda natës me 50% aksionet e monedhës virtuale

Elon Musk dy here pozitiv dy here negativ per covid 19 1100x620

Kriptomonedha Dogecoin ka një fans të rëndësishëm, Elon Musk, i cili ka 45 milionë ndjekës në Twitter dhe më shumë para se çdo person tjetër në planet. Një sërë statusësh që Musk shkroi brenda natës, bëri që aksionet e Dogecoin me më shumë se 50%.

Kjo nuk është hera e parë që vëmendja e tij në Twitter për Dogecoin ka rritur ndjeshëm aksionet e kësaj kriptomonedhe.

Më herët, Ceo i Teslas dhe SpaceX bëri disa shaka për rivalin e Bitcoin, “Doge”. Mjaftoi kjo shaka që aksionet e Dogecoin të rriteshin deri në gati 20% dhe ta vendosnin atë në listën e temave trend në Twitter.

Asokohe miliarderi madje shkoi deri në azhurnimin e bios së tij me përshkrimin “Ish-CEO i Dogecoin”.

Dogecoin u krijua në 2014 nga një meme popullore në internet e titullar “doge”, dhe që përmban një foto të një qeni. Megjithëse, monedha virtuale filloi si një shaka, aktualisht ka një vlerë tregu qindra milionë dollarëshe.