Morën pjesë në protestat për Navalny, policia ruse tortura çnjerëzore ndaj dy motrave

Policia ruse është vënë nën akuzë ditët e fundit se ka torturuar në mënyrë çnjerëzore dy motra, të cilat u arrestuan në protestat në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

21-vjeçarja Alyona Kitayeva tregon për mediat e huaja se u dhunua nga 4 oficerë policie, të cilët tentuan ta mbysnin duke i vendosur një qese në kokë. Ajo akuzon se policët e kërcënuan me pistoletë nëse nuk do t’iu jepte fjalëkalimin e telefonit të saj në stacionin policor të Donskoye.

Motra e saj më e vogël, Alexandra, vetëm 19 vjeç shprehet se u la e mbyllur në një kafaz për dy orë dhe kërcënohej nga efektivët se do të vrisnin Alyona-n.

Dy vajzat janë një pikë e vogël uji në akuzat që kanë bërë ditët e fundit mijëra protestues të arrestuar gjatë manifestimet për lirimin e Navalnyt.

Një numër i madh vajzash shprehen se janë ngacmuar seksualisht dhe zhveshur në stacionet e policisë, madje shkojnë më tutje duke thënë se iu është kërkuar që të tregojnë pjesët intime dhe të performojnë lakuriq.