Nga plazhe përrallore në kazanë plehrash

Plazhet ikonike të Balit janë shndërruar në kazanë plehrash, me tonelata mbeturinash që janë bërë “mal” aty ku shumë turistë të huaj kalonin pushimet.

Kuta dhe Jimbaran, tani të braktisur nga pushuesit, janë mbushur me shishe dhe mbetje plastike të sjella nga deti. Çdo ditë, 30-60 ton plehra hiqen nga plazhet e Balit, me problemin që bëhet më i thellë nga dhjetori në mars, kur erërat sezonale dhe shirat e rrëmbyeshëm mbushin me mbetje bregdetin.

Autoritetet vendore thonë se problemi është rënduar nga pandemia e Covid-19, pasi resortet paguajnë privatisht shumë pastrues për plazhet. Por, duke qenë se nuk ka turistë, pastruesit janë hequr nga puna.