Pandemia në Kosovë, 5 viktima dhe mbi 300 raste të reja

koronavirusi ne kosove 1 1100x620

Kosova raportoi 5 viktima dhe 318 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja vijnë nga 2303 testime. Qytetet më të prekura janë Prishtina me 121 raste, Prizreni me 38 raste dhe Gjakova me 23 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur koronavirusin ka shkuar në mbi 53 mijë.  

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar mbi 61 mijë të infektuar. Prej tyre 1514 persona kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive mbeten 6659.