Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Papër, rreziku i nxënësve, aksi nacional e vetmja rrugë për në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 15:16 | Aktualitet
Papër, rreziku i nxënësve, aksi nacional e vetmja rrugë

Aksi nacional Elbasan-Rrogozhinë është e vetmja rrugë për 270 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fiqeri Balteza”, në Papër të Elbasanit për të shkuar nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Sapo dalin nga oborri i shkollës këta nxënës duhet të përballen me morinë e mjeteve të mëdha dhe të vogla që kalojnë pareshtur në këtë aks me shpejtësi të konsiderueshme.

Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet detyrohen të vijnë çdo ditë për të marrë fëmijët në shkollë. Frika ekziston edhe te vetë nxënësit, disa prej të cilëve nuk kanë mundësinë të shoqërohen nga prindërit dhe janë të detyruar të jenë vetë të kujdesshëm.

As rastet e aksidenteve nuk kanë munguar dhe që të mos përsëriten më, duhet që autoritetet lokale të gjejnë një zgjidhje për transportin e këtyre nxënësve, në mënyrë që mos të ecin më buzë rrugës dhe të pambrojtur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë