Pastërtia e kandidatëve, Dervishi: Përgjegjësia është politike dhe morale e kryetarëve të partive

dddddddd 1100x620

Një nga çështjet e nxehta që është duke u diskutuar këto ditë, pas edhe kërkesës nga ambasadorja Yuri Kim, është pastërtia e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Absolut 4, analisti Lutfi Dervishi u shpreh se përgjegjësia, nuk është vetëm e kandidatëve, por është politike dhe morale e kryetarëve të partive.

“Rama flet për vota dhe e ka mendjen te 25 prilli dhe nuk e ka mendjen te morali apo te kosto. Nuk besoj se humbet në llogaritë e tij. Problemi është se nuk po flasim për kandidatë të pavarur. Në vitin 2008, kur u ndryshua sistemi zgjedhor, u bë me arsyetimin se parlamenti shqiptar meriton një elitë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk besoj se elita e Shqipëria është ajo që ka parlamenti sot.

Nëse do të kishim CV-të e kandidatëve, partitë do të ishin të interesuara për CV-të e kandidatëve t’i bënin publike, nuk ka nevojë për vetting. Është shumë e thjeshtë, pasi njerëzit vetë do të komunikonin, pasi do të ishte informacioni. Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe njihen të gjithë njerëzit.

Çështja është për çfarë kandidatësh t’i je interesuar për të pasur në zgjedhje. Ajo që nuk po flitet këtu është se disa persona të bujshëm u mënjanuan, por shikon se ata kanë njerëzit e tyre që i çojnë në parlament. Cilësia për cilësinë e kandidatëve nuk është vetëm përgjegjësi e tyre, ajo është përgjegjësi ligjore. Përgjegjësia është politike dhe morale e kryetarëve të partive politike sepse ata firmosin për secilin kandidat”, u shpreh Dervishi.