“Piramida investim cinik i diktaturës”, Yuri Kim: Populli shqiptar, krijues i historisë së tij

yuri 1100x620

Ka nisur sot puna për zbatimin e projektit të rijetëzimit të Piramidës, që do të krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon. E pranishme në ceremoni krah kryeminsitrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj ishte edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Në fjalën e saj, kryediplomatja amerikane theksoi se Piramida ishte një investim cinik i diktaturës, që ashtu si vetë diktatori Enver Hoxha, dukej sikur iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë.

“Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxha, një investim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë”.

Por, Kim theksoi se populli shqiptar dëshmoi në 1991 se është krijuesi i historisë së tij.

 “Siç e dëshmoi populli shqiptar më 1991, dhe siç e tregojnë edhe sot, ata kishin një rol në fakt. Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj. Pak më shumë se një vit më parë fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim ranë dakord për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po bëhet tashmë realitet dhe pres me kënaqësi të shoh këtë realitet, që ta shndërrojnë këtë Piramidë në një të ardhme të Shqipërisë, ku shqiptarët të mësojnë të jenë krijuesit e saj”.