Po bën burg në Holandë për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, kërkesa e Arben Frrokut për Gjykatën e Posaçme

MBULIM ARBEN FRROKU frame 1045 1100x620

Teksa vuan në Holandë dënimin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme.

Frroku kërkon t’i llogaritet si kohë dënimi paraburgimi që ka kryer në Greqi, kur u arrestua në vitin 2013. Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Frroku u dënua përjetë nga ish-Apeli i Krimeve, në një kohë që ishte arratisur nga vendi. Ai u arrestua më vonë në Holandë, vend që refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri dhe njohu dënimin e tij, duke e konvertuar në 18 vite burg.