Problemet me doganat, Dhoma Amerikane: Shqetësim referencat, lehtësi për “e-commerce”

dhoma amerikane 1100x620

Bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë evidentuar disa probleme në lidhje me doganat, që vështirësojnë punën e tyre të përditshme.

Gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Dhoma Amerikane kërkoi zgjidhje për praktikat e prapambetura në dogana, që vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin, siç janë referencat.

Bizneset kanë kërkuar edhe politika lehtësuese për tregtinë digjitale apo “e-commerce”.