Sentop në Tiranë: Gulen nuk kërcënon vetëm Turqinë, por edhe vende të tjera

SINK RUCI TURKU frame 942 1100x620

Kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Sentop, në konferencën për shtyp me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi, deklaroi se, organizata terroriste Gulen nuk kërcënon vetëm Turqinë, por edhe vendet e tjera.

“Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi, kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Ashtu si në vende të ndryshme kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri, por nuk është vetëm Turqia objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare të nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por nuk do të lejojmë kurrë që të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, u shpreh Sentop.