Sporti luftarak pellazgjik, themelohet Federata Shqiptare e Mundijes

Një sport i përafërt me mundjen olimpike por që lejon edhe më shume teknika për të mposhtur kundërshtarin. Mundija, ështe disiplina me origjinë nga periudha e pellazgëve, e është ushtruar prej shekujsh e që tashmë rikthehet në formën e sportit luftarak me rregulloren e saj.

Shqipëria themelon për herë të parë një federatë për këtë sport, që përzien mundjen, xhudon e kickbox-in. Mundija shqiptare ka menjëherë edhe ekipet e parë të regjistruara. Sporti antik pritet të marrë të marrë jetë shumë shpejt.

Mundija do të shtrihet kudo në trevat shqiptare, si një mënyrë për të kujtuar origjinën dhe historinë, por edhe që të jetohet shëndetshëm duke praktikuar sport.