Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tamizi del nga shtrati, vila e George Clooney-t kthehet në “ishull”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 18:13 | Showbiz

Vila me vlerë 12 milionë paund, e shekullit të 17, në pronësi të çiftit të famshëm George dhe Amal Clooney është e rrethuar nga uji, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tamiz në Berkshire të Anglisë.

Vila ka mbetur si një ishull në zonën e pushtuar nga uji. Pamjet e publikuara së fundmi janë kapur me anë të dronit dhe tregojnë situatën e vështirë që po kalon ajo zonë që prej 21 janarit.

Ndërkohë, autoritetet britanike të meteorologjisë kanë dhënë sërish alarmin për reshje të denduara gjatë kësaj fundjave në Sonning.

Banorët në fshatrat rreth vilës së George Clooney kanë thënë se këtë situatë nuk e përjetonin prej vitesh të tëra.

A2 CNN Livestream

Dita jonë