Vaksina e AstraZeneca, prioritet ende mjekët, më pas moshat e treta dhe të sëmurët kronikë

Brenda muajit shkurt pritet që në Shqipëri të mbërrijnë mbi 180 mijë doza vaksinash, ku rreth 40 mijë janë nga kompania Pfizer, ndërsa pjesa tjetër sipas marrëveshjes me Covax.

Këta të fundit kanë rezervuar për vendin tonë doza nga vaksina AstraZeneca, për të cilën këshillohet përdorimi nën moshat 65 vjeç.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik tha për A2 se procesi i vaksinimit do të vijojë sipas planit të parashikuar, por duke përshtatur vaksinat me grupmoshat.

Vaksina e AstraZeneca, sipas specialistëve, është e sigurt dhe e certifikuar për përdorim. Të sëmurët kronikë janë grupmoshat të cilat kërkojnë po ashtu që të vaksinohen sa më shpejt.

Edhe për këtë kategori ka një plan vaksinimi. Deri tani, në vendin tonë kanë mbërritur 2145 doza vaksinash, kryesisht për personelin e spitaleve Covid, epidemiologët si dhe stafet mjekësore në spitalet e kryeqytetit dhe rretheve.  

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 780 raste të reja dhe 21 të vdekur në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 780 raste të reja dhe 21 të vdekur në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 780 raste të reja dhe 21 të vdekur në 24 orët e fundit