Vendstrehimi perfekt për t’u mbrojtur ndaj koronavirusit

Një bunker nëntokësor që ishte parashikuar të kthehej në një vendstrehim për qeverinë britanike nëse do të sulmohej me bombë bërthamore në vitin 1950 është nxjerrë në ankand për një çmim fillestar prej 400 mijë paundësh.

Bunkeri “Hope Cove”, në Devon, u ndërtua fillimisht si një stacion radari i Luftës së Dytë Botërore në 1941 para se të restaurohej në 1952 pasi Britania u përball me një kërcënim të ri nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai u rinovua si pjesë e programit ROTOR, një sistem i hollësishëm i mbrojtjes ajrore që i mundësoi Mbretërisë së Bashkuar të zbulonte sulmet e mundshme bërthamore dhe u bë një stacion radari i projektuar për përgjimin e avionëve sovjetikë që drejtoheshin mbi bregdetin e Devonit të Jugut.