Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vokshi: Me PD në pushtet, të rinjtë deri në 35 vjeç do të kenë kurse gjuhësh të huaja falas

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 09:56 | Politikë
Vokshi: Me PD në pushtet, të rinjtë deri në 35 vjeç

“Investim cilësor dhe të barabartë për çdo nxënës e student”. Është ky fokusi i Partisë Demokratike për arsimin kur të vijë në pushtet. E ftuar në "Ditari", në A2 CNN, një ditë pas prezantimit të programit, përfaqësuesja demokrate, Albana Vokshi, e cila është një zë i fuqishëm opozitar për problemet e arsimit në vend, theksoi se prioritet i PD-së do të jetë krijimi i një infrastrukture normale për fëmijët.

“Është e trishtueshme ku gjendet arsimi, çdo familje e prek situata në arsim. Kostot e denigrimit të sistemit arsimor janë shumë të larta dhe këto kosto do të jenë edhe për shumë vite të tjera ndaj dhe është emergjente që kjo të ndryshohet. Fokusi do të jetë te nxënësi për të siguruar një infrastrukturë të përshtatshme, të mos shkojë në klasa me lagështirë e infrastrukturë të rrënuar. Prioritet kryesor, krijimi i një infrastrukture normale për fëmijët. Do të fillojmë programin pas shkolle ku do u ofrohet ushqim duke angazhuar edhe studentë të diplomuar që do kryejnë praktikën pas shkolle. 90% e shkollave nuk kanë infrastrukturën e përshtatshme dhe kjo do marrë fund. Çdo shkollë të ketë laboratorë IT, arsim i digjitalizuar, jo vetëm nxënësit të pajisen me tableta e kompjuter, por çdo familje të ketë një kompjuter”.

Përpos teksteve falas, risia e programit të PD-së për arsimin është edhe mbështetja për nxënës e të rinjtë deri në 35 vjeç për kurse gjuhësh të huaja falas. Vokshi theksoi se arsimi është sektori më i prekur gjatë pandemisë.   

“Fëmijët në fillore e 9-vjeçare, tekste falas. Nxënës e të rinj deri në 35 vjeç do të marrin kurse gjuhësh të huaj falas. Çdo nxënës në zonat rurale e urbane të marrë shërbim të barabartë dhe arsim të barabartë. Arsimi është prekur më shumë se çdo vend i rajonit, nuk u mor asnjë masë për përballimin e pandemisë. Qeveria ka dështuar në menaxhimin fizik dhe hendeku i formimit të nxënësve me të ardhura mesatare”. 

Vokshi përmendi shifra alarmante të të larguarve nga arsimi në këto vitet e fundit dhe premtoi se kjo do të marrë fund me ardhjen në pushtet të PD-së, pasi do të investohet në rikthimin e trurit. Sipas saj, do të hiqet edhe barriera e mesatares për në universitet.

“Është katastrofë që një në 4 nxënës largohet nga vendi dhe 90% e mendojnë. 175 mijë nxënës janë larguar nga sistemi arsimor dhe kjo është shifër tronditëse. 32 mijë nxënës, më të mirët që mbarojnë maturën largohen jashtë në vendet fqinje. Sondazhet kanë treguar se pjesa më e madhe nuk duan të kthehen se nuk kanë asnjë alternativë, se punësimet në administratë janë të politizuara. Projekti i vetëm i Ramës ishte prapambetja dhe padija, ndaj të rinjtë largohen se nuk kanë alternativë. Sa ekspertë u rikthyen me Brain Gain? Do investohet në rikthimin e trurit. Investim cilësor dhe të barabartë për çdo nxënës e student është investimi më i madh për ekonominë e një vendi dhe ndaj arsimi është shumë i rëndësishëm. Do hiqen barrierat nuk do ketë mesatare të lartë për degë të caktuara që jo vetëm po mbyllin degë. Nxënësit nuk do ketë asnjë barrierë, por vlerësimi do bëhet mbi punë e tyre për 3 vitet e gjimnazi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë