Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zgjatja e koncesionit të aeroportit, qeveria mbron arsyet: Përfitojmë investime dhe siguri

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 12:42 | Aktualitet
Zgjatja e koncesionit të aeroportit, qeveria mbron arsyet:

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ajo e Financave, Anila Denaj, kanë mbrojtur në komisionin e ligjeve arsyet për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare për aeroportin e Tiranës. Me zgjatjen e afatit, sipas përfaqësueseve të qeverisë, shteti fiton një aeroport më të sigurt, me kapacitete të zgjeruara dhe bileta më të lira udhëtimi për qytetarët.

“Investimi në infrastrukturën e aeroportit parashikohet me fonde 100% të shoqërisë koncesionare, investim, i cili arrin mbi 99 milionë euro. Përcaktohet ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% (për të rriturit) dhe 40% për fëmijët. Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës do të operojë avionë të kategorisë 4E, një kategori më e lartë se ajo aktuale 4D, duke bërë të mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike për zhvillimin e ekonomisë së vendit".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani