Arratiset pas sulmit me armë, ndjekja përfundon vetëm pas ndërhyrjes së qenit polic

Një video si në filma, por edhe siç shihen shpesh në rrugët amerikane. Një person, i cili po ndiqej nga policia prej disa orësh, më në fund është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së qenit polic, i cili arriti ta neutralizojë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Los Anxhelosit të enjten. Nga pamjet e publikuara nga policia duket se personi po ndiqet nga efektivët me makinë, pasi dyshohet se ka kryer një sulm me armë zjarri. Kur përfundon në një rrugë të mbyllur, ai çan një gardh metalik me makinë, por bllokohet.

Pas disa orësh negociatash, i riu detyrohet të dalë nga makina kur efektivët e njësisë speciale SWAT i hedhin gaz tymues dhe teksa përpiqet të largohet në këmbë, qeni e “arreston”.