“Bisha nga Baltiku” godet Britaninë

Stuhia e ardhur nga Baltiku dhe Skandinavia ka goditur Britaninë e Madhe me temperatura nën zëro, erë të fuqishme, reshje dëbore dhe shiu.

Autoritetet meteorologjike në Britani kanë parashikuar reshje dëbore deri të mërkurën e ardhshme në lindje të Anglisë. Dëbora e madhe e rënë në Skoci ka bllokuar të paktën 20 automjete, mes të cilëve edhe një autobus. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë automjetet të mbuluara nga dëbora.

Një tjetër problem i madh pritet të shkaktohet edhe në shpërndarjen e dozave të vaksinës ndaj koronavirusit.