Chelsea fiton derbin e Londrës, tri humbje radhazi për Tottenham

chelsea 600x338

Chelsea fiton derbin e Londrës kundër Tottenham. “Blutë” triumfuan 1-0 në “Stanford Bridge” me golin e Jorginho nga pika e bardhë, në minutën e 24 të takimit.

Chelsea ishte skuadra që dominoi në këtë përballje, si në zotërimin e topit, ashtu edhe në rastet për shënim.

Tomas Tuchel e nis si duhet aventurën e re në Londër. 7 pikë në tri ndeshjet e para, ndërkohë që derbi ishte një leksion edhe për kundërshtarin e tij, Jose Mourinho, që pësoi humbjen e tretë radhazi.

36 pikë për Chelsea, që gjithsesi mbetet në vendin e 6, ndërkohë që Tottenham ka zbritur në vendin e 8, me tre pikë më pak.