Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Clubhouse, aplikacioni i ri që po fikson miliona njerëz dhe "po shqetëson" Twitterin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 20:03 | Teknologji
Clubhouse, aplikacioni i ri që po fikson miliona njerëz dhe "po

Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona njerëz nga Amerika në Kinë.

Ai u lançua në mars të vitit 2020 në SHBA dhe është një rrjet social i bazuar vetëm te bisedat audio dhe ku përdoruesit e saj mund të dëgjojnë live debate, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme.

Pasi regjistroheni në aplikacion ju mund të përzgjidhni temat që ju interesojnë, nga Kaney West te astronomia dhe teknologjia. Bisedat janë si “klasa mësimi” ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë.

Në maj, Clubhouse kishte vetëm 1500 përdorues por u bë tejet i famshëm pasi Elon Musk zhvilloi aty një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev.

Rrjeti social u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar dhe që prej 1 shkurtit numëron më shumë se 2 milionë përdorues dhe sot vlen më shumë se 1 miliard dollar.

Megjithatë e gjithë vëmendja ka krijuar “shqetësime” për Twitterin që kohët e fundit nisi të  eksperimentojë me një opsion të re të quajtur "Hapësira", të cilën e përshkruan si një përvojë audio të drejtpërdrejtë, ku shumë njerëz mund të komunikojnë dhe diskutojnë mbi një temë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani