Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Hetimet për 'Ndrangheta-n në Shqipëri, Rumano: Hapi i parë, verifikimi i fakteve nga përgjimet

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 10:26 | Aktualitet
Hetimet për 'Ndrangheta-n në Shqipëri, Rumano: Hapi i

“Pas dokumentacionit të sjellë nga pala italiane do të verifikohen në Shqipëri të gjitha provat me dokumentacionet përkatëse”. Kështu ka deklaruar në studion e Ditari, në A2 CNN, avokati Gentian Rumano, pas nisjes së hetimeve nga SPAK, në lidhje me përgjimet e Antimafies italiane lidhur me dyshimet për pastrim parash nga 'Ndrangheta në Shqipëri.

Sipas tij, SPAK ka detyrimin ligjor të nisë hetimet pas indicieve, të cilat janë në mënyrë sipërfaqësore, por që do të duhet të verifikohen gjatë hetimit.

“SPAK është vënë në dijeni të disa përgjimeve nga ana e Antimafies italiane dhe ka detyrimin ligjor të nisë hetimet që krijojnë indicien për fillimin e një hetimi. SPAK ka filluar hetimet ndaj organizatës 'Ndrangheta. Ne jemi të informuar në mënyrë sipërfaqësore për disa përgjime dhe pasi të mbërrijë gjithë dokumentacioni dhe nga hetimi do të dalin akte e prova të tjera mbi zhvillime të ndryshme hetimi. Paralelisht, do të pritet dokumentacioni nga pala italiane se aty janë të gjitha të dhënat që duhen konsideruar nga ana e SPAK dhe do të verifikohen në Shqipëri me dokumentacionet përkatëse”.

I pyetur se nëse në përgjime ka edhe emra zyrtarësh të lartë, Rumano thekson se hapi i parë është verifikimi i fakteve nga përgjimet e përftuara.

“SPAK është i detyruar të hetojë vetëm për këto vepra penale, nuk kemi akuzë konkrete, apo persona konkretë, por për shkak të kompetencës së këtij institucioni është i detyruar të fillojë hetimet për këto vepra penale, kryesisht grup i strukturuar kriminal.

Përgjimi është mjeti që të çon te prova, të dhënat e përftuara nga përgjimet duhet të provohen. Kurrsesi nuk mund të nisemi nga fakti që kemi disa emra të përveçëm në përgjime pa verifikuar. Hapi i parë është verifikimi i fakteve nga përgjimet e përftuara”.

Për Rumanon, SPAK do të vijojë punën i palëkundur nëse verifikohen provat dhe nuk do të ketë ndikim. Dhe këtu sjell shembullin e dosjes 184 që, sipas tij, SPAK i ka dhënë drejtim.

“SPAK ka vijuar punën i palëkundur dhe nuk do ketë ndikim, se kur flasin provat është e vështirë që të ketë ndikim. Dosja 184 është shumë e rëndësishme dhe SPAK i ka dhënë drejtim. Për shkak të kompetencës nuk ishte e SPAK kjo dosje. Nga të dhënat e dosjes duhet të shqyrtohet nga prokuroritë e zakonshme dhe jo nga SPAK. Ajo është hetuar për mbi 3 vjet dhe nuk ka vend për grup të struktura kriminal dhe i kaloi prokurorisë së Dibrës. Reforma do të japë frytet e veta dhe do ketë rezultate”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani