Infeksionet e koronavirusit nuk ulen, Belgjika zgjat bllokimin deri në 1 Prill

1 23 1100x620
Prime Minister Alexander De Croo pictured during a press conference after a meeting of the consultative committee with ministers of the Federal government, the regional governments and the community governments, in Brussels, Friday 05 February 2021. This meeting with the different governments is called when matters involving multiple levels are discussed. The committee is meeting to discuss the measures taken to control the average number of additional Covid-19 infections in Belgium. BELGA PHOTO POOL FREDERIC SIERAKOWSKI (Photo by POOL FREDERIC SIERAKOWSKI/BELGA MAG/AFP via Getty Images)

Belgjika ka zgjatur bllokimin e vendit deri në 1 Prill, megjithatë disa kufizime do të lehtësohen nga 13 shkurti, njoftoi kryeministri i vendit në një konferencë shtypi.

Baret dhe restorantet, të cilat janë mbyllur që nga tetori i kaluar, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Situata e koronavirusit në vendin tonë ka qenë mjaft e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit, ne kemi parë që shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve po zvogëlohet, por nga ana tjetër, ne po shohim se numri i infeksioneve të konfirmuara mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel, ”tha kryeministri belg Aleksander De Croo.

Ai ia atribuoi stabilitetin e pandemisë, personave që ndjekin rregullat por shtoi se ata do të duhet të jenë “veçanërisht të kujdesshëm me situatën” nëse masat lehtësohen.