Inspektimet e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë, Metani e Çela firmosin memorandumin

Foto 1 9 1100x620

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimin ndërinstitucional për inspektimet e shkeljeve individuale të magjistratëve e prokurorëve.

Sipas tyre procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm theksuan vendosmërinë për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve të punës së dy institucioneve.