Kërkesat e biznesit, një platformë e detajuar që do t’u dorëzohet partive politike

biznesettt 1100x620

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, komuniteti i biznesit do t’iu dorëzojë të gjithë partive politike një platformë, në të cilët do të detajohen të gjitha kërkesat për të dalë kriza dhe për të zhvilluar sipërmarrjen shqiptare.

Mësohet se pjesë e kërkesave është konsultimi për nisma të ndryshme dhe çështje që shqetësojnë biznesin.

Sipërmarrja do të kërkojë gjithashtu lehtësi proceduriale dhe siguri ligjore, dy probleme jo të vogla për pjesën dërrmuese të sektorëve sot.

Pjesë e propozimeve për politikën janë edhe lehtësitë fiskale, por sipas biznesit, ato duhet të jenë të strukturuara dhe të targetuara, me qëllim që të ndihmojnë rritjen e prodhimit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.