Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kukës, ujërat e zeza derdhen në ''Rrugën e Kombit''

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 15:02 | Aktualitet
Kukës, ujërat e zeza derdhen në ''Rrugën e

Familjet, të cilat kanë banesat mbi “Rrugën e Kombit”, vazhdojnë të shkarkojnë ujërat e zeza në muret mbrojtëse të kësaj rruge, fenomen i shfaqur që me vënien në funksion të “Rrugës së Kombit”.

Mungesa e kanalizimeve për këtë lagje, e ndërtuar në një gjatësi prej rreth 2 kilometër të aksit Kukës-Morinë, të “Rrugës së Kombit”, poshtë qytetit të Kukësit, rrezikon të dëmtojë rrugën dhe muret mbrojtëse.

Në Bashkinë e Kukësit janë të njohur me problemin, por pamundësia ekonomike i ka lënë në pritje.

Ndërsa, për të bërë një zgjidhje provizore, bashkia mendon që vetë banorët duhet të investojnë për një grope septike.

Përveç rrezikut që krijohet nga lagështia, ujërat e zeza, të cilat janë të dukshme në muret mbrojtëse të kësaj rruge, japin një panoramë të shëmtuar për udhëtarët, sidomos gjatë verës, kur “Rruga e Kombit” ka një ngarkesë të madhe të lëvizjes së automjeteve, për shkak të sezonit turistik.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu