Lady Gaga: Performanca në inaugurimin e Biden, nderi më i madh i jetës sime

1 17 1100x620

Dy javë pasi performoi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, Lady Gaga shprehet mirënjohëse për këtë mundësi dhe thekson se ky ishte nderi më i madh i jetës së saj.

Këngëtarja i vlerëson ato minuta në skenë si mundësinë perfekte për t’i përcjellë kombit dhe popullit amerikan, mesazhin e unitetit.

Lady Gaga bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.