Lewandowski humbet 11-metërshin, por Bayern fiton ndaj Hertha-s, 10 pikë nga vendi i dytë

Bayern nuk ndalet në Gjermani. Në ndeshjen e parë të kësaj jave në Bundesliga, ata arritën të marrin 3 pikët në transfertën e vështirë të Hertha Berlin edhe pse me vetëm një gol.

Goledaroi polak, Robert Lewandowski, gaboi nga pika e penalltisë në minutën e 12 të pjesës së parë, por vetëm 9 minuta më pas, Coman arriti të shënojë gol me vlerën e 3 pikëve në këtë sfidë.

Kjo ishte fitorja e 15 në 20 javët e parë të këtij sezoni për Bayern Munchen, që tashmë e sheh veten në vendin e parë, me një diferencë prej 10 pikësh nga Leipzigu i vendit të dytë.