Luftëtari i UFC “ngulet” me kokë në akull, “hakmerret” të nesërmen

Merab Dvalishvili, një luftëtar i arteve marciale me nofkën ‘The Machine’ po stërvitej në një park në Long Island kur vendosi të zhytej me kokë në një liqen të mbuluar me akull.

Pamjet tregojnë 30-vjeçarin teksa godet kokën në sipërfaqen e ngrirë dhe degët e pemëve të zhytura.

Si pasojë e hedhjes, ai u lëndua dhe përfundoi në spital, por kjo e nuk e pengoi të rikthehej të nesërmen me kokore dhe doreza për të grushtuar akullin për hakmarrje.

“Unë nuk jam kaq i çmendur. Shijojeni raundin e dytë. Kjo është thjesht një shaka.”, shprehet ai.

Dvalishvili, u zhvendos nga ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë drejt Amerikës për t’u bërë një luftëtar profesionist.

Ai ka fituar 12 nga 16 ndeshjet e tij si profesionist dhe aktualisht lufton në Kampionatin Ultimate Fighting, i cili u bë i famshëm nga Conor McGregor.