Momenti kur grabitësit marrin çanta me vlerë 160 mijë dollarë në dyqanin Chanel

Momenti dramatik kur grabitës të armatosur futen në një dyqan në Manhatan dhe arrijnë të rrëmbejnë çanta me vlerë 160 mijë dollarë është fiksuar nga kamerat.

Në pamjet e publikuara nga policia shihen 4 persona që pasi futen në dyqan, marrin mallin dhe largohen me një makinë. Kjo është hera e dytë që dyqani Chanel bie pre e grabitësve.

Në kamera duket se të paktën njëri prej tyre kishte një armë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia e Nju-Jorkut beson se katër të dyshuarit janë pjesë e një grupi hajdutësh që është përgjegjës për një seri grabitjesh të tjera. Sipas policisë, ata po përfitojë maksimalisht nga urdhri për të mbajtur maska në publik për shkak të koronavirusit, duke i shfrytëzuar për të mos u dalluar.