Morën pjesë në protesta, Rusia dëbon diplomatë europianë

116835541 navalny2 600x338

Autoritetet ruse kanë vendosur të dëbojnë tre diplomatë të huaj nga Gjermania, Suedia dhe Polonia pasi morën pjesë në protestën për lirimin e aktivistit opozitar Alexei Navalny.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, të tre diplomatët ishin pjesë e “demonstratës së paligjshme” që u mbajt më 23 janar.

Menjëherë pas këtij vendimi reaguan zyrtarisht dhe vendet që diplomatët përfaqësonin, gjithashtu dhe Bashkimi Europian.

Vendimi për të dëbuar diplomatët europianë erdhi vetëm disa orë pasi kryediplomati i BE, Josep Borrel u takua me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov në Moskë.

Qindra mijëra persona morën pjesë në protestat në mbështetje të Alexei Navalny në dy fundjavat e fundit, ndërkohë që mijëra prej tyre u arrestuan.