Ndërhyrja e shtetit në universitet, studentët turq në protestë

Policia turke arrestoi 65 persona, në një tjetër protestë të studentëve kundër ndërhyrjes së shtetit në autonominë e universitetit.

Guvernatori i Stambollit nxori një deklaratë për këtë ngjarje, ku thuhej se arrestimet erdhën si pasojë e shkeljes së rregullave antiCovid dhe se protestuesit kryen akte të paligjshme.

Protestat e studentëve kanë nisur prej janarit dhe që nga ajo kohë mbi 600 persona janë arrestuar në Stamboll dhe Ankara.

Kjo pakënaqësi erdhi në rritje ditë pas dite pasi Erdogan emëroi një zyrtare të partisë të tij në universitetin Bogazizi në Stamboll, një lëvizje kjo që nuk gjeti mbështetjen e studentëve.