Ndërron jetë trajneri i njohur i basketbollit, Arben Fagu

Sporti shqiptar në zi. Legjenda e basketbollit, Arben Fagu është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

65-vjeçari është një prej ikonave të sportit shqiptar, me një karrierë të shkëlqyer fillimisht si basketbollist dhe më pas si trajner i Partizanit.

Arbeni është pinjoll i familjes Fagu, i biri i Besim Fagut, një prej themeluesve të klubit Partizani dhe vëllai i legjendës së basketbollit, Agim Fagut.

Arben Fagu ka dhënë një kontribut të madh edhe për kombëtaren shqiptare të basketbollit.