Nuk e blinte dot, bën vetë një Ferrari prej bore

Një burrë nga Lituania vendosi që të bënte një Ferrari prej bore në oborrin e shtëpisë së tij.

Donata Bugiene shpenzoi dy ditë për të bërë një kopje të makinës sportive Ferrari LaFerrari, që në versionin origjinal kushton më shumë se 3 milionë euro.

“E kam bërë me përmasat reale të LaFerrari. Duke qenë se nuk e blej dot këtë makinë, thashë që ta bëj vetë. Askush nuk thotë dot që në oborrin tim nuk kam të parkuar një Ferrari”, tha Bugiene për “Storyful”.