OBSH: Të shqetësuar për variantet e reja të virusit, Evropa të bashkohet për vaksinat

Koronavirusi bakteri SHBA masat Trump Vaksina Covid 19 Sars cov 2 1100x620

Evropa duhet të bashkohet për të përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19, me mbështetjen e të gjithë laboratorëve.

Ky është apeli i nisur nga drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge. Ai pranoi se është i shqetësuar për rrezikun e varianteve në efektivitetin e vaksinave.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se kulmi i valës së dytë të Covid është tejkaluar, por që vendi duhet të rezistojë pak më shumë për të parë efektet e vaksinimeve në presionin e spitalit.

“Në Gjermani, pas kulmit të valës së dytë, unë shoh dritën në fund të tunelit”.

Ndërkohë, gati 105 milionë infeksione janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, me 2 282 477 vdekje.