Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pandemia, 5 viktima në Kosovë, mbi 300 infeksione në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 20:23 | Ballkani
Pandemia, 5 viktima në Kosovë, mbi 300 infeksione në

Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 284 të infektuar me koronavirus.

Institui Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë shëruar 224 persona.

Që prej 13 marsit, kur u identifikua rasti i parë me infeksion, në Kosovë janë regjistruar 61688 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1519 pacientë kanë vdekur, mbi 53 mijë janë shëruar dhe raste aktive janë 6714.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka regjistruar tetë viktima dhe 314 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 2908 perona.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 94196 persona, prej të cilëve 83634 janë shëruar, ndërsa 7654 të tjerë janë ende aktivë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë