“Piramida” në Korçë, 12 të ndaluar për shpërndarje lëndësh narkotike

Policia e Korçës ka njoftuar se ka ndaluar 12 persona në kuadër të operacionit policor “Piramida”. Të ndaluarit ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta.

“Shkon në 12 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 7 persona të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia. Sekuestrohen 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro”, lexohet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë:

A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).

M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).

M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin  e organizatorit të grupit).

Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).

E. T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).

N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).

Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).