Renee Zellweger, tashmë edhe producente

2 14 600x338

Renee Zellweger është gati për të hyrë në botën e Hollivudit, këtë herë jo vetëm si aktore, por dhe në një rol krejt ndryshe nga ato të luajtura ndër vite prej saj.

Renne do të luajë rolin kryesor në një dramë të vërtetë kriminalistike, bazuar në vrasjen në vitin 2011 të Betsy Faria.

Ylli i filmit “Xhudi”, që i dhuroi edhe një Oskar vitin e shkuar, do të jetë redaktorja e tekstit, por edhe producente ekzekutive në filmin ”The Thing About Pam”.