Sekuestrohen Bitcoin me vlerë 50 milionë euro, por nuk e kanë fjalëkalimin

Screenshot 1 2 1100x620

Prokuroria gjermane njofton se ka konfiskuar Bitcoin me vlerë 50 milionë euro nga një mashtrues, por ka një problem të vogël; nuk ka passwordin për të zhbllokuar paratë, pasi ai nuk ua jep.

Sipas autoriteteve në qytetin bavarez të Kempten, burri është dënuar me burg dhe që kur ka nisur të shlyejë dënimin qëndron në heshtje, ndërkohë që qeveria vijon përpjekjet për të thyer kodin për të pasur akses tek 1700 njësitë e kriptovalutës.

Bitcoin-et janë depozituara në një software të njohur si “kuleta digitale” të siguruara me një kod. Një fjalëkalim është i nevojshëm për të hapur këtë “kuletë” dhe për të pasur akses te monedhat digjitale. Kur fjalëkalimi humbet, përdoruesi nuk mundet ta hapë.

Mashtruesi është dënuar me më shumë se dy vjet burg për instalimin e fshehtë të software-it në kompjuterë të tjerë për të shfrytëzuar fuqinë e tyre për të “minuar” ose për të prodhuar bitcoin.