Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shtyhet seanca për Luan Dacin, për shkak të mosformimit të trupës gjykuese

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 09:56 | Aktualitet
Shtyhet seanca për Luan Dacin, për shkak të mosformimit të

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën e radhës ndaj Luan Dacit anëtar i KPA-së i dënuar në shkallë të parë për "falsifikim dokumentesh".

Shkak i shtyrjes u bë mosformimi i trupës gjykuese. Gjyqtarja, Anita Mici, e caktuar në këtë proces dha dorëheqjen pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Ajo është në proces vetting-u në KPA, ku i pandehuri është anëtar edhe pse i pezulluar. Pritet caktimi i anëtarit të ri nga ana e KLGJ.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu