“SPAK dënoi 11 kriminelë”, Yuri Kim: E rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit

yuri kim 1100x620

Pas një tjetër vendimi të marrë nga SPAK, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Diplomatja amerikane përshëndeti përmes një postimi në Twitter vendimin e fundit të SPAK që dënoi 11 persona, përfshirë ish zyrtarë, si pjesë e dosjes 339

“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e dosjes famëkeqe 339.

Ky është gjithashtu një tjetër shembull i bashkëpunimit të fortë midis zbatuesve të ligjit. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. Është e rëndësishme t’i jepet fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Yuri Kim.