Transformimi i pabesueshëm i Russell Crowe, duket si Kapiteni Birdseye

Ylli i Hollywood, Russell Crowe befasoi një fans duke i uruar atij ditëlindjen me një video-mesazh.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pamja e yllit të Gladiatorit, i cili u shfaq si Kapiteni Birdseye, me një mjekër të bardhë.

56-vjeçari duket krejtësisht ndryshe nga pamja e tij me flokët e zeza, në interpretimin e Maximus Decimus Meridius, në filmin më të mirë të vitit 2000.

“Gladiatori” ishte një sukses i kinematografisë, me 11 emërime për Çmimet Oscar, 5 prej të cilave i fitoi, mes tyre çmimin si filmi më i mirë dhe aktori më i mirë protagonist për Crowe.