Trump nuk do të dëshmojë në gjyqin për nxitje të trazirave në Kapitol

donald turmp 1100x620

“Presidenti nuk do të dëshmojë në një proces antikushtetues”, këtë tha këshilltari i Donald Trump dhe pjesëtar i grupit të avokatëve në gjyqin në Kapitol për nxitje të trazirave pasi edhe një herë i cilësoi marrëzira nisjet e proceseve të shkarkimit kur ai nuk është me president.

Demokratët kërkuan që Trump të jetë vetë i pranishëm për të dëshmuar mbi sulmet në Kapitol ku humbën jetën 5 persona me 6 janar. “Nëse nuk e pranoni këtë ftesë, ne rezervojmë çdo të drejtë, përfshirë të drejtën për të deklaruar në gjyq se refuzimi juaj për të dëshmuar mbështet përfundimin e fortë lidhur me veprimet e tuaja, që nuk është aspak në avantazhin tuaj”, shkruhet në letrën e demokratëve.