U vra në vitin 2017, familjarët e ish-shefit të policisë kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme

Familjarët e Artan Cukut, ish-shefit të Policisë së Vlorës të ekzekutuar pranë banesës së tij, kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Seanca e radhës në Gjykatën Administrative është caktuar në 8 shkurt.

Cuku u vra në 8 prill 2017, në hyrjen e pallatit të tij, në “Rrugën e Kosovarëve”, në Tiranë. Për vrasjen e tij u arrestua Mikel Shallari, i cili u dënua me vetëm 10 vite burg për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë.