Vetingu në polici, nevoja për një proces që ka “fund” dhe ndërhyrjet në ligj

Një raport i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim ka nxjerrë në pah se procesi i vetingut në polici po zgjatet pafundësisht duke bërë që vonesat të ndikojnë në performancën e komisionit të jashtëm të vlerësimit, por edhe mbi policinë. Ndonëse nisi një vit me vonesë vetimi i drejtuesve të lartë të policisë edhe ky proces duket se është mjaft i ngadaltë, por për disa arsye.

Sipas Rovena Çadrit, parashikimi i një afati ligjor është i nevojshëm, pasi krijon presion te strukturat policore.

Një tjetër pikë është dhe vazhdimësia e komisionit, i cili me mbarimin e vetingut të drejtuesve të lartë, shpërbëhet.

Deputetët e mazhorancës kërkuan ndërhyrje në ligj sa i përket vonesave në vetingun në polici, ndërsa vetë ligji i është nënshtruar dy herë amendimeve, njëri prej të cilëve për hyrjen e SHÇBA në vlerësimin e nivelit bazë si dhe heqjen e afateve të procesit.