Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zelanda e Re apel turistëve: Mos kopjoni fotot, gjeni shkrepje dhe vende të reja

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 18:38 | Lifestyle

Zelanda e Re është “mërzitur” nga postimet e turistëve në Instagram.

Vendi ka nisur një fushatë të re për turizmin, duke iu bërë thirrje udhëtarëve të mos duke imitojnë fotot virale që shohin në internet por të gjejnë shkrepje dhe vende të reja.

Thirrja u bë në një video dy-minutëshe, me protagonist komedianin Tom Sainsbury, i cili ndjek turistët në disa prej peizazheve më të famshme të vendit dhe i nxit ata të ndalojnë udhëtimet nën ndikimin e rrjeteve sociale.

"Njerëzit i kanë parë ato fotografi në mediat sociale dhe po bëjnë shumë përpjekje për t'i kopjuar ato. Gjeni diçka të re.", thotë ai.

Fushata vjen në një kohë të vështirë për turizmin, me shumicën e udhëtimeve ndërkombëtare të ndaluara.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha të martën se kufijtë e Zelandës së Re do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën më të madhe të këtij viti ndërsa pandemia Covid-19 vijon të infektojë njerëz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë