Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ regjistron partitë e para, mes tyre Idrizi, Patozi, Murrizi Dhe Topalli

MB ALEATET.duplicate frame 0 1100x620

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi partitë e para që do të përballen në sfidën elektorale të 25 prillit.

Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit kaluan provën proceduriale te dokumentacionit dhe u regjistruan nga KQZ.

E njëjta procedurë u ndoq edhe me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit dhe 6 parti të tjera të vogla që kanë marrë pjesë edhe në zgjedhjet e mëparshme.