Bardhi në Elbasan: Qytetarët duan ndryshim, janë të lodhur me mashtrimet

Untitled collage 2021 02 06T173728.058 1100x620

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga një takim i zhvilluar në qarkun e Elbasanit, zonë në të cilën ai është dhe drejtues politik për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Sipas Bardhit, Partia Demokratike vjen në këto zgjedhje me një program të qartë që do të sjellën ndryshim të prekshëm dhe të qartë për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

“PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari çdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot. Asnjë mrekulli nuk premtojmë, po vëmendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare.

Kudo në Qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre”, shkruan Gazment Bardhi.